Bardhi, i ftuar në “Prive”, foli ndër të tjera edhe për momentin kur e zbuloi se ai dhe partnerja, Sara Gjordeni, do të bëhen prindër të një vajze. Bardhi tha se ai çast përkoi me një emocion të papërshkrueshëm dhe se fillimisht, as nuk e besonte.
“Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën…”, u shpreh këngëtari.
I pyetur nëse shtatzënia ishte e planifikuar apo jo, Bardhi tha:
“E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në “Big Brother” e kam thënë, edhe jashtë ia kam thënë (Sarës): “Je nëna e fëmijëve të mi””, u shpreh ai, duke shtuar: “Kisha qejf të kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi”.



