20.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bardhi reagon pas aludimeve se po përballet me vështirësi ekononime

    Bardhi, në këngën “Qikës Tem”, ka folur për vështirësitë ekonomike, pamundësinë për të bërë koncerte dhe është shprehur se ka marrë borxhe për të paguar qiranë e shtëpisë etj.

    Që prej publikimit, njerëzit kanë aluduar se këngëtari është në një situatë sfiduese financiare dhe ndonëse partnerja e tij, Sara e ka saktësuar se kënga është shkruar pasi Bardhi doli nga “BBVA 3” dhe tani situata është përmirësuar, sërish, zërat nuk janë heshtur.

    Kështu, Bardhi, përmes një postimi në Instagram, bëri një sqarim për publikun, duke thënë:

    “Duke parë shqetësimin tuaj të vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj, ndihem i detyruar t’ju them se familja ime e ka kaluar prej shumë muajsh situatën e përshkruar në këngën (dedikuar) e vajzës”.

    Më tej, shtoi:

    “Nëse kjo këngë do të ishte përdorur si viktimizim, do e kisha lançuar në muajin prill ose maj, kur vështirësitë ishin aktuale, por unë mendoj që arti i mirë gjithmonë duhet të hapë debate dhe të krijojë pyetje”.

    Ai u shpreh se është mëse krenar për këngën e krijuar për të bijën:

    “Jam mëse krenar per rreshtat qe i kam shkruar në këtë këngë për vajzën time, sepse mendoj që çdo fëmijë, mënyrën më të mirë për të mësuar diçka, e ka nëpërmjet eksperiencave të prindërve”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit