2.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Basha dhe Berisha kanë nisur negociatat për bashkëpunim?

    Rrallimi i toneve sulmuese të Berishës kundër, Lulzim Bashës, si dhe zbutja e titujve të televizionit “Syri TV”, kanë mjaftuar që në dy javët e fundit në tryezat politike dhe mediatike të Tiranës, të qarkullojë nën zë një informacion sipas të cilit Lulzim Basha dhe Sali Berisha po negociojnë paqen dhe një ujdi mes tyre.

    Basha në disa komunikime me mbështetës së tij, kur është pyetur ka dhënë përgjigje asnjëanëse, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet për një process të fshehtë negociatash.

    Madje kuriozitetit të disave se cilët ishin personat konkretë që shërbenin si ndërmjetës, u la të nënkuptohej se mund të ishin dy biznesmenë të mëdhenj si Samir Mane dhe Shefqet Kastrati.

    Në fakt përmendja e emrit të këtyre biznesmenëve si ndërmjetës është  gjetja e duhur, pasi është e pamundur të verifikosh, nisur nga fakti se Mane-Kastrati për shkak të valencës janë diskretë dhe do mohonin në të dyja rastet; edhe sikur informacioni për negociata të ishte I vërtetë edhe sikur të ishte mashtrim.

    Një deputet i shkëputur rishtaz nga grupi i Bashës, është shprehur se këto informacione me gjasë janë hapur nga vet Basha javët e fundit, pasi nuk ka asnjë gjurmë apo të dhënë konkrete për negociata mes palëve.

    Basha mund të thotë dhe të bëjë gjithçka nëse mendon se shkon në leverdinë e tij. Mendoj se thjesht është trembur nga bashkimi i grupit parlamentar pas nismës së Gaz Bardhit dhe ka patur frikë mos i ndikohen të vetët nga ky bashkim dhe kalojnë me Bardhin dhe Berishën.

    Thjesht kërkon t’i sugjestionojë dhe t’i mbajë të hutuar pas vetes ata pak deputetë që i kanë ngelur dhe përhap të tilla informacione”, tha deputeti demokrat në një prononcim për Hashtag.al në kushtet e anonimatit. (Hashtag.al)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit