9.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkëjeton me një vajzë prej 4 vitesh, zbulohet identiteti i “gruas” së Gjestit

    Një deklaratë e fortë është lëshuar në media nga gazetarja Klotilda Harka, e cila tha Gjesti ka qenë i martuar përpara se të bëhej pjesë e programit “Big Brother VIP Kosova”.

    Ndërkohë burime për Prive, kanë dëshmuar se në fakt Gjesti nuk ka qenë i martuar, por ka bashkëjetuar me një vajzë për 4 vite. Vajza në fjalë quhet Diellza nga Prishtina dhe nuk i përket botës së televizionit.

    Sipas raportimeve, thuhet se Gjesti dhe Diellza pas shumë debateve dhe zënkave në çift, e kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre kur këngëtari u bë pjesë e spektaklit, por nuk e kanë shkëputur plotësisht raportin.

    Ndër të tjera sipas burimit, çifti mesa duket nuk kanë patur një raport të mirë me njëri-tjetrin teksa thuhet se Gjesti ia ka kthyer me të keq partneres së tij dhe në ato momente që ajo është përpjekur për të mirën e tij.

    Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë”, u shpreh burimi për Prive.al.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit