23.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkëshorti heq dorë përfundimisht nga Olta? Reagon motra e aktores

    E ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë gazetarja Gerta Gixhari, motra e një prej banoreve më protagoniste të shtëpisë së Big brother Vip, Olta Gixhari.

    E pyetur nga moderatorja nëse bashkëshorti i Oltës ka hequr dorë nga loja e saj dhe nuk është duke e mbështetur më, Gerta ka treguar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është thjesht një “trillim” rrjetesh sociale, portalesh dhe fansash.

    Ndër të tjera Gerta ka komentuar edhe gjithë histerinë e rrjetit e reagimet e tyre lidhur me Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë.

    “Unë nuk e kam parë fare këtë lajm. Deri dje ata thoshin që ai paguan para. Njerëzit shpikin lloj-lloj gjërash. Komentuesit janë të pritur të denigrojnë figurën. Ata futen deri tek anëtarët e familjes dhe për mua kjo gjë nuk është e drejtë.

    A thua se po futemi ne në familjet e tyre dhe po u marrim bukën e gojës, megjithatë shqiptarët këta janë dhe do përballemi me komente të tilla”– tha Gerta Gixhari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit