E ftuar ditën e djeshme në Big Brother Radio, ka qenë bashkëshortja e Mirit, një prej konkurrentëve më të komentuar të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ajo foli hapur për dinamikat e lojës së bashkëshortit të saj, si edhe për marrëdhënien e shumëpërfolur që ai ka krijuar brenda shtëpisë me konkurrenten Selin.
Ndër temat që u ndal ishte dhe deklarata e fortë e babait të Selin, teksa tregoi se ka mbetur e shokuar nga çfarë ka dëgjuar dhe e mirkupton babain e konkurrentes, por nuk është dakord me gjykimin që ai i ka bërë bashkëshortit të saj:
“Unë e kam parë intervistën kur doli te “Shqipëria Live” dhe në momentin e parë isha e shokuar. Nga njëra anë, e kuptoj merakun që ka babai për vajzën e vetë, por kjo s’të jep të drejtën të gjykosh dikë që nuk e njeh. Miri nuk bëri asgjë, ai ka bërë lojën e tij. Unë dua të jem gjithmonë diplomate, por nuk i jap të drejtën të shprehet ashtu. Patjetër që më ka nevrikosur, kush nuk do prekej nga një fjali e tillë.
Unë them ti si baba, nuk duhet t’ia japësh të gjithë fajin Mirit, shikoje pak edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë. Duhet të shikojë edhe vajzën e vetë se e ka edukuar ai jo Miri. Është një marrëdhënie miqësore që ka lindur nga një detyrim që kanë patur ata të flenë në një krevat, e kanë pranuar sfidën dhe kështu nisi loja e tyre. Secili përfiton në atë marrëdhënie. Nëse ka dyshime, dyshimet ushqehen nga Selin, jo nga Miri. Mirit i pëlqen Selin si një shoqe, mundohet të mbrojë Selin nga sulmet që ndodhin atje brenda, nga ofendimet, edhe pse Selin është e zonja vetë”.



