17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkëshortja e Mirit sqaron njëherë e mirë të vërtetën e marrëdhënies së tyre: Nuk jemi ndarë, por po jetojmë një martesë me sakrifica

    E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up”, ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini e cila ka folur hapur për jetën e saj private dhe për pjesëmarrjen e Mirit në Big Brother VIP 5.

    Ajo ka sqaruar zërat që kanë qarkulluar në media lidhur me një krizë të mundshme në martesën e tyre, duke theksuar se marrëdhënia e tyre vazhdon normalisht.

    “Ne nuk jemi ndarë dhe nuk kemi asnjë marrëdhënie të çuditshme. Shumë gjëra që qarkullojnë nuk janë të vërteta,” është shprehur ajo, duke shtuar se është mësuar me keqinterpretime për shkak të përvojës në politikë.

    Shahini ka reaguar edhe ndaj spekulimeve se Miri është martuar për dokumente, duke i mohuar këto pretendime. Sipas saj, ai ende nuk ka marrë nënshtetësinë gjermane, megjithëse ka pasur mundësi, pasi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën dhe lidhjen me vendin e tij.

    “Unë jam mësuar nga politika që shprehen shumë gjëra që nuk janë gjithmonë të vërteta. Nuk është se më prek shumë, por ka shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Ne as jemi ndarë, as kemi ndonjë marrëdhënie të çuditshme. Madje për të sqaruar atë që është thënë sikur Miri është martuar me mua për letra, Miri akoma nuk i ka marrë letrat. E ka pasur mundësinë për të marrë nënshtetësinë gjermane, por nuk e ka bërë sepse e do shumë atdheun. Miri ka një karrierë këtu dhe kjo karrierë nuk vazhdon nëse nuk është këtu. Kemi debatuar shumë për këtë. Edhe për ne ishte vendim i vështirë. Edhe ne nuk jemi gjithë kohën me të. Nuk do jetë gjithmonë kështu, por për momentin, sepse ai nuk e lë dot karrierën, as unë nuk e lë dot punën në parlamentin gjerman.”

    Ajo ka treguar gjithashtu se distanca mes tyre është një sfidë e madhe, pasi të dy janë të angazhuar profesionalisht, ajo në Parlamentin gjerman dhe ai me karrierën e tij.

    “Nuk është e lehtë, është sakrificë për ne,” ka thënë ajo, duke shtuar se mungesa e përditshme ndikon sidomos për Mirit, i cili është shumë i lidhur me vajzën e tyre.

    “Miri dhe vajza ngjajnë shumë si karakter. Kanë ca rituale të përbashkëta. Ata vdesin të bëjnë shopping, shohin nëpër dyqane, luajnë Nintendo, rrinë shtrirë në kolltuk në të njëjtin pozicion, madje edhe flenë njësoj. Një ditë e çova televizorin te BBV dhe Miri ishte në gjumë akoma, shkova tek dhoma e gjumit dhe pashë edhe vajza po flinte po në të njëjtin pozicion.”

    Në fund, ajo ka ndarë edhe disa detaje të ëmbla nga marrëdhënia e Mirit me vajzën, duke treguar se ata ngjajnë shumë në karakter dhe kanë rituale të përbashkëta, nga lojërat deri tek mënyra si flenë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit