17.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkëshortja i dërgon një mesazh Mirit pas deklaratës për Selin

    Një mesazh i ndjerë nga bashkëshortja e Mirit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë rubrikën së njohur Big Love, nga ku banorët marrin mesazhe nga fansa, të afërm ose miq dhe i lexojnë brenda shtëpisë.

    Në mesazhin e saj, ajo shkruante:

    “Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”.

    Fjalët e saj u interpretuan nga shumë ndjekës si një shenjë e fortë mbështetjeje për Mirin, në një moment kur dinamika brenda shtëpisë ka ngritur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

    Sidomos pas deklaratës që u bë publike në spektaklin e fundit ku Miri bëri një deklaratë që habiti banorët që nuk e kishin parë, por dhe publikun për herë të dytë. Ai u shpreh se e do Selinin si njeri, duke krijuar konfuzion te ndjekësit për raportet dhe ndjenjat që po zhvillohen në shtëpi.

    Ndërkohë një mesazh tjetër që ka surprizuar Mirin ka qenë nga mikesha dhe kolegia e tij Anjeza Shahini, ku ajo i shkruan plot vlerësim mikut të saj:

    “Abi. Fuqia e mendjes dhe zemra jote e bukur më sjellin në mendje kujtimin e gjyshes dhe familjes. Ata të shohin, të admirojnë dhe të bekojnë nga lart. Arti yt ka inspiruar breza dhe mua. Love you winner”, shkruan këngëtarja në mesazhin e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit