17.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkim? Sherri në PD nuk ka fund, Alibeaj e Berisha përplasen ashpër në mbledhjen e grupit

    Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj janë përplasur ashpër në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

    Ish-kryeministri i ka kërkuar llogari kryetarit të komanduar se përse e quajti “pushtues”.

    Berisha mësohet t’i ketë thënë Alibeajt se demokratët që pranojnë atë kryetar partie nuk janë as sa gishtat e njërës dorë.

    Ndërkohë, Alibeaj është shprehur Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”.

    Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon, ai përjashtohet nga PD edhe pse drejtimin e saj e mban Komisioni i Rithemelimit sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës që njohu ndryshimet e statutit të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

    Në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë“, i tha Alibeaj-Berishës.

    Në debat e sipër, mësohet se Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar të Grupit Parlamentar të PD.

    Ndër të tjera në fjalën e tij Berisha ka theksuar se, Alibeaj po mbron interesat e Lulzim Bashës.

    Bashkimi i PD-së ka pasur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si të deputetëve për të zhbërë një periudhë të shkurtër përcarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreha publikisht se ne pranojmë këtë grup edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

    Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse. 

    Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Enkelejd Alibeaj padit PD-në në Gjykatë. Padit një proces demokrat që demokratët e kanë pranua. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë”,  ka thënë Berisha.

    Pak para mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj ka thënë se qëllimi i vetëm është bashkimi i demokratëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit