14.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

    Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ambicien që ka shfaqur Erion Braçe, për të qenë kandidat i PS-së në Tiranë.

    Haxhiu tha se e “admiron” guximin e Braçes, por nuk ka asnjë shans që ai të jetë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera edhe për shkak të natyrës rebela që ka treguar.

    “Po flasim për modelin e qeverisjes brenda partisë. Rama e ruan sekretin e emërimeve, deri në momentin e fundit për ti vendosur anëtarësinë, kryesinë, para aktit të kryer. Debati për njeriun, e ka kuptuar se shkakton konflikt të brendshëm. Rama natyrshëm i frikësohet këtij konflikti, edhe debatit të brendshëm, i cili shkakton përçarje. Sidomos për Tiranën, vetëm shikoni listën se kë ka vendosur nëpër të gjithë Tiranën. E gjithë infrastruktura e partisë është aty brenda, ish-ministra, ministra, ish-drejtorë, drejtorë. Janë të gjithë. Nuk e ka përcaktuar kush është njeriu.

    Po kthehemi te Braçja, e admiroj guximin e Braçes, si finesa politike, ka përdorur gjithmonë. Pse ka dalë? Konsideroj që prej kur është bërë deputet i Tiranës, ka dalë nëpër lagje dhe ka dhënë epitete të caktura edhe për PS, Bashkinë, pushtetin, se në çfarë gjendje janë lagjet e Tiranës. Ka ndërtuar një rrëfim, mendon se e meriton të jetë kandidat.

    Rebelimi i Braçes ka qenë i vazhdueshëm. Edhe në rastin Balluku, kanë menduar të gjithë se ai do të jetë ndryshe, edhe vota e tij ka qenë e pasigurtë. Por megjithatë, ne duhet të pranojmë, Braçe është socialist i denjë me rebelimin dhe njeriun që nuk kontrollohet. Në parti mund të jetosh gjatë, por nuk mund të pozicionehesh, prandaj kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur me gjithë dëshirën e tij.

    Të vendosësh një si Braçe në krye të Tiranës, nuk e kontrollon dot”, deklaroi Haxhiu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit