2.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Batoni i largohet nga emisioni Fevziut: Nuk duronte dot zhurmat

    Nisi me gjashtë të ftuar e për pak desh përfundoi me tre. Emisioni “Opinion” këtë të enjte u përball me një situatë të pazakontë.

    Teksa në studio po flitej për çështjen “Beleri”, i pari që u largua nga studio ishte analisti Baton Haxhiu. Shkak u bë zhurma që po krijohej në debate.

    Blendi Fevziu: Na iku Batoni, ku po ikën Baton?

    Por u duk se me Batonin të gatshëm për të lënë studion për shkak të zhurmës që krijohej nga pala tjetër në debat ishin edhe dy të ftuarit e tjerë. Ndër ta Fitim Zekthi.

    “O Blendi se i bie të iki dhe unë si Batoni, por për shkak të durimit më të madh se Batoni po rri”, tha ai.

    Por Zekthi nuk e la studion. Edhe Ardit Bido nuk e la karrigen ku po qëndronte, pavarësisht se edhe ai nuk u duk shumë i kënaqur për shkak se nuk po e linin të mbaronte.

    “Do iki dhe unë ta mbyllim tani apo? Ky është muhabet  kot. Është e tepërt kjo. Më lini ta mbaroj or burrë”, tha ai.

    Ndërkohë moderatori Blendi Fevziu kërkoi nga stafi që t’i kthenin Batonin, por dikur konfirmoi që analisti e kishte pasur seriozisht dhe ai nuk u kthye më në studio.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit