Nga Butrinti në Alpet e Shqipërisë. Shërbimi Ndërkombëtar i BBC-së ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit.
Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.
“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim me disa seri i një prej televizioneve më të mëdha ndërkombëtare. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit dhe takohet me komunitete fshatare në Alpet spektakolare.
Programi merr rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe me një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik e kulturor.
Episodi i parë i ciklit “Mrekullitë e Shqipërisë” do të transmetohet në BBC World Service më 21 Janar. Gjithsej BBC do të transmetojë katër episode.
Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese në gazetën Neë York Times apo revistën CondéNast. Gazeta Neë York Times së fundi rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli të natyrës që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi aty kalon lumi i vetëm i egër i Europës dhe fushatës mediatike për ta shpallur Vjosën park kombëtar.