30.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “BBVA” mbaroi, por jo sherret! Vserlo shpërthen ndaj Gjestit dhe Eglit

    Vserlo duket se ka marrë kohën që të analizojë klikimet e këngëve të reja dhe Gjestit dhe Eglit. Pasi i ka analizuar, ka shpërthyer në Instagram, duke theksuar se do t’u hapë sytë njerëzve në lidhje me klikimet e shumta që kanë artistët nëpër video.

    Ai, fillimisht, merret me këngën “Veshu Ndrequ” të Gjestit, duke e krahasuar me Ava Max dhe Miley Cyrus dhe duke lënë të nënkuptohet se shifrat janë të manipuluara.

    “Krahasimi nuk ka vlerë! Por, Ava Max, 6.7M subscribers; Miley Cyrus, 19.7M subscribers. Të dyja artiste me famë botërore, kush më shumë e kush më pak. Ava, për 2 ditë (ka) 500K në këngë, Miley 5M për 2 muaj!”.

    Më tej, shtoi: “Dhe vjen një Gjest me 100K subscribers të blerë kap 1.5M për 1 ditë? Hahahaha. Deluzioni e ka një limit! Bi*ch please”, shkroi ai.

    “Po e postoj këtë për t’ju hapur sytë, se më keni lodhur çdo ditë duke më bërë tag me llogari false për famën imagjinare dhe playback-un e këtij njeriu që nuk di as të këndojë… të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit! Budallenj!”, u shpreh ai.

    Më tej, Vserlo komentoi edhe këngën e re të Eglit, “Jetë”, duke u shprehur:

    “Ja dhe kjo. Besoj nesër shkon 20M pa frikë! Uria i paska kafshatat të mëdha”.

    Këngëtari reagoi edhe me një tjetër postim në Instastory dhe u shpreh:

    “Tani do marr 2 ditë kohë dhe vetëm do qesh! Pastaj, do bëj një këngë dhe do e publikoj në orën 3 të mëngjesit kur nuk ka as njerëz se kush do të dëgjojë muzikë të mirë e gjen kohën, s’kam pse zvarritem për të kapur oraret e përshtatshme kur ka më shumë njerëz dhe prapë të shkoj të blej klikime. Për të përdorur njerëzit për të bërë lekë, dimë të gjithë, por të bëjmë art, është art më vete. Dështakë!”, përmbylli Vserlo reagimin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit