Beatrix dhe Alban Ramosaj, kanë ndarë me ndjekësit një lajm të mirë dhe emocionues në lidhje me betejën e nënës së tyre, Antigone Ramosaj, me kancerin.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ata bënë të ditur se nëna e tyre ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe radioterapinë. Së bashku, ata shihen në video duke festuar këtë moment të rëndësishëm familjar: një çast lehtësimi, mirënjohjeje dhe shprese pas një periudhe të gjatë e të vështirë.
Në mesazhin e tyre, Beatrix dhe Alban shkruajnë:
“Përqafimi për të cilin u lutëm.
Ka qenë një rrugëtim i ashpër, i vështirë për t’u përshkruar me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi mbizotërojnë. Edhe pse kjo sfidë e vështirë po shkon drejt përfundimit, na kujtohet se jeta është e shkurtër dhe se të jetosh… të mbash pranë njerëzit e dashur në çdo moment është dhuratë dhe privilegj.
Mami ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe radioterapinë, ndaj sot festojmë; nesër dhe çdo ditë që kemi mundësinë të jemi pranë teje. Në mes të marsit ajo do të bëjë skanimin e parë kontrollues pas terapive që ka kaluar dhe po shpresojmë, po lutemi dhe po manifestojmë që rezultati të jetë shërim i plotë nga kjo sfidë.
Të duam shumë, mami.
Dhe faleminderit të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë kësaj kohe. Mendimet dhe lutjet tona janë me çdo person dhe familje që po përballen me sfida të ngjashme.”
Përfundimi i kimioterapisë dhe radioterapisë është një hap shumë i madh në luftën kundër kancerit. Edhe pse pritet ende skanimi kontrollues për të konfirmuar rezultatet, mbarimi i trajtimit nënkupton se faza më intensive e betejës ka përfunduar. Kjo sjell shpresë për shërim të plotë dhe është një moment që meriton të festohet.
Antigone Ramosaj zbuloi në janar të këtij viti se po përballej me “një nga betejat më të vështira të jetës”, luftën me kancerin. Fatmirësisht, me përfundimin e kimioterapisë dhe radioterapisë, tani Antigone ka hapur një kapitull i ri shprese drejt shërimit.



