18.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Beatrix “harron” Donaldin, konfirmohet romanca e re!

    Gati 3 vite më parë, emri i saj ishte kryefjalë e mediave rozë, dhe nje shkak i forte për këtë u bë pikërisht historia e dashurisë që Beatrix Ramosaj kishte me Donaldin. Një lidhje që u mbyll keq dhe se duket se publiku shqiptar e gjykoi shumë këngëtaren.

    Pas një momenti të vështirë që kaloi në Tiranë, ajo vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë. Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private. Të paktën kështu ka qenë deri javën e fundit, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë. Në Instastory ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet.

    Në sy ra mbishkrimi i publikimit, ku shkruan: “Të dua ty” në anglisht. Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, te cituara nga Oranews, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja ka nisur një lidhje të re dashurie. Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private.

    Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori. Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit