3.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Beatrix ka një dilemë të re dhe çfarë po ndodh i duket ‘pak e çuditshme’

    Pak javë më parë, Beatrix Ramosaj publikoi këngën e saj të re “Më ndikon”. Një baladë dashurie ose “një ninullë shpirti” siç e quan vetë këngëtarja.

    Tani, ndërkohë që shijon suksesin e këngës, Beatrix ka një dilemë të cilën e ndau publikisht përmes një Story në llogarinë e saj të Instagramit. Kënga e saj e re, nuk transmetohet në My Music- kanalin muzikor të Digitalb, pjesë e Top Channel.

    “A nuk është pak e çuditshme që vetëm “Më ndikon” nuk transmetohet në My Music?”- shkruan ajo në Twitter, status të cilin e shpërndau edhe në Instagram.

    Hmm, për çfarë dyshon Trixa? Që Top Channel ka diçka me të (dhe rrjedhimisht këngët e saj), që pas dramave të pasuara pas Big Brother Vip? Që rikthimi i Donaldit dhe Borës (të dy pjesë e Top Channel) të kenë gisht në gjithë këtë?

    Apo është thjesht rastësi e çuditshme dhe s’ka asgjë për të ngritur të tilla “alibish”. Nuk e dimë. Ndoshta Beatrix e di përgjigjen, por zgjedh të na fusë në dilema të reja..

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit