9.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Bebe e pati me 2 mendje paraqitjen në MTV VMA 2023 për shkak të komenteve për peshën

    Bebe Rexha mendoi që të mos paraqitej fare në ndarjen e çmimeve MTV VMA 2023, në mënyrë që të shmangte komentet e njerëzve mbi peshën e saj. Në një video të publikuar në TikTok, këngëtarja u shpreh:

    “Jam shumë në ankth dhe e stresuar për paraqitjen në tapetin e kuq…njerëzit do të flasin për peshën time, sepse nuk po e dua shumë veten në këto momente”, tha këngëtarja 34-vjeçare, duke shtuar se nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në ceremoni.

    “Dua ta vesh fustanin tim dhe dua të festoj për nominimin tim dhe të miqve të mi”, theksoi ajo, por sërish i druhej ankthit.

    Bebe e pati me 2 mendje paraqitjen në MTV VMA 2023 për shkak të

    Si përfundim, Rexha vendosi të paraqitet në ceremoninë e së martës në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore. Ajo ishte nominuar për bashkëpunimin më të mirë muzikor për këngën e saj me David Guetta, që mban titullin “I’m Good (Blue)”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit