12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bebe Rexha shpërthen ndaj mediave: As sëmurë s’më lini rehat!

    Këngëtarja Bebe Rexha ka reaguar ashpër në rrjetet e saj sociale pasi disa media, mes tyre edhe Daily Mail, shpërndanë foto të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore.

    Në postimet e saj në Instagram, Bebe shpreh zemërimin për mënyrën se si fotografët e ndoqën dhe e fotografuan jashtë spitalit, ndërsa ajo kishte dhimbje në stomak dhe ishte e shtruar për tre ditë.

    “E di që është një foto e imja që po merr vëmendje për shkak të pamjes sime. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një dhimbje të keqe në stomak dhe ajo ishte dita kur po hyja në spital.

    Kush rri jashtë një spitali për të fotografuar njerëzit që hyjnë?! Kur do të ndalojnë fotografët së përfituari nga gratë në momentet e tyre më të vështira?! Jam e tërbuar. As sëmurë s’mund të rrish e qetë,” shkroi Bebe në një nga postimet e saj.

    Në një tjetër story, ajo drejton kritika të forta ndaj Daily Mail dhe gazetares Sonia Horon, duke e cilësuar artikullin e tyre manipulues dhe etikën profesionale të gazetares të papranueshme.

    “@dailymail, jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato foto ishin bërë jashtë spitalit. Kush fotografon njerëzit e sëmurë ndërsa hyjnë në spital dhe më pas e fokuson artikullin te pamja e tyre?!

    Pse nuk thatë që po hyja në spital?! Sepse e dini që është e gabuar. @soniahoron, veçanërisht si grua, duhet të ndihesh e turpëruar. Të neveritshëm!” shkroi Bebe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit