26.5 C
Tirana
E enjte, 31 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bebushi numër dy po vjen! Rrjeti “vlon” nga thashethemet për ndarje, Fifi del dhe zbulon shtatzaninë

    Në një kohë kur rrjeti është duke “vluar” nga thashethemet për një divorc të mundshëm mes saj dhe Adisit, Fifi ka vendosur që të lërë “gojë hapur” të gjithë fansat.

    Jo me një projekt muzikor, apo ndonjë dedikim dashurie për shokun e saj të jetës, por me zbulimin e shtatzanisë! Po, po, këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe Theo Mal do të bëhet me një vëlla ose motër.

    Në llogarinë e saj në “Instagram”, ka qenë vetë Fifi e cila ka postuar një foto nga një prej momenteve më emocionuese për mamat në pritje të ëmbël, por dhe për baballarët, atë të zbulimit të gjinisë.

    Epo, për të gjithë ata që ishin ende në dilemë nëse çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të “flenë të qetë”, ndërsa Fifit i urojmë një shtatëzani të mbarë!

    Ndonëse burime për Newsbomb kanë konfirmuar që këngëtarja është në pritje të ëmbël, mund të kemi dhe pak dyshime që mos ndoshta këto foto mund të jetë dhe pjesë e një klipi! E deri në momentin që vetë Fifi të reagojë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit