14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Beckham qëndroi në radhë për 12 orë për të nderuar mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II

    Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, i bëri nderimet e tij mbretëreshës Elizabeth II të premten pasdite, duke qëndruar në radhë për orë të tëra bashkë me publikun.

    Ylli i futbollit u pa brenda sallës Westminster, ku u vendos arkëmorti i monarkes së ndjerë.

    Duke folur me gazetarët ndërsa ishte ende në radhë, Beckham tha se kishte pritur për më shumë se 12 orë.

    “Të gjithë duam të jemi këtu së bashku, të gjithë duam të përjetojmë diçka ku kremtojmë jetën e mrekullueshme të mbretëreshës sonë”, tha Beckham.

    Duke folur për një gazetar nga ITV News, Beckham tha se ai “u rrit në një familje monarkiste” dhe kishte ardhur në emër të gjyshërve të tij, të cilët ai tha se do të ishin në radhë nëse do të ishin ende gjallë.

    Beckham tregoi se sa me fat ishte që kishte takuar Mbretëreshën në disa raste, duke theksuar nderin që ndjente të luante për ekipin kombëtar anglez të futbollit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit