10.5 C
Tirana
E enjte, 29 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Bej 19 sa motra që vdiq” – Dhimbja që përloti Elijonën në ditëlindjen e saj!

    Elijona ka emocionuar sërish publikun mbrëmjen e djeshme gjatë një bisedë me Vëllain e Madh në dhomën e rrëfimit të Big Brother.

    Dita e djeshme përkonte dhe me ditëlindjen e saj të 19-të të cilën kësaj here e feston në shtëpinë më të madhe të Kosovës, por Elijona u duk e vetmuar dhe e prekur duke shpërthyer në lot teksa ndante historinë e saj.

    “Zakonisht jam e trishtuar çdo ditëlindje, por të paktën dikur kam patur babain ose familjen që më ngushëllonte pak. Tani jam e vetme dhe mosha që po arrij më shkatërron, sepse motra ime vdiq në moshën 19-vjeçare dhe tani jam unë në vendin e saj. Më duket e padrejtë të jetoj… nuk e di.” tregon ajo duke qarë.

    Elijona shtoi se kjo ditëlindje ndodh në të njëjtën kohë me një periudhë tjetër të vështirë në jetën e saj, larg të dashurve të saj.

    “Po festoj ditëlindjen time për të pestin vit rresht pa nënën dhe motrën, nuk mund të gëzohem aq sa dua sepse më mungojnë” tha ajo, teksa lotët nuk mund të ndaleshin.

    Historia e Eljonës ka qenë një ndër më tronditëset dhe të trishtat, nëna dhe motra e saj humbën jetën tragjikisht në një aksident autobusi në Kroaci, gjatë udhëtimit nga Gjermania drejt Kosovës për një vizitë.

    Rrëfimi i sinqertë i Elijonës shkaktoi një valë reagimesh nga publiku, i cili shprehu mbështetje dhe empati, duke e përgëzuar për guximin që ka për të ndarë një histori kaq të dhimbshme në një moment kaq delikat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit