27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bëja Maliq-Pogradec në këmbë”, Samir Mane rrëfen sakrificat e tij në adoleshencë, për të bërë pushime

    Sot është njeriu më i pasur në Shqipëri, por për Samir Manen jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë.

    I puetur në emisionin “Pushime on Top” për fëmijërinë e tij, Mane tha se në atë kohë nuk kishte mundësi të bënte pushime në Himarë apo Durrës, por i është dashur të shkojë në Pogradec nga Korça me këmbë.

    E mban mend veten tënde në gjimnaz? Një kohë tjetër ajo, me shumë mungesa

    Sigurisht, në atë kohë nuk kisha mundësi të shkoja në Himarë, në Durrës shumë rrallë. Por padyshim ishte liqeni i Pogradecit, që shpesh herë duhet ta bëja me këmbë nga Korça në Pogradec.

    Në fakt Korçë-Maliq me autobus, dhe pastaj Maliq dhe Pogradec me këmbë, për të shkuar dy-tre orë në liqenin e Pogradecit.

    E mban mend ku e ke mësuar notin për herë të parë?

    Notin besoj që e kam mësuar në Pogradec, rreth moshës 8-vjeç

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit