Mbrëmë në emisionin Opinion i ftuar në panel ku po diskutohej për çështjen e inceneratoreve ishte dhe deputeti i PD Belind Këlliçi.
I revoltuar Belindi ngriti gishtin e akuzës për vjedhje milionëshe në kurriz të popullit të varfër.
“Por fjalët binin ndesh me aksesorët e deputetit. Këlliçi mbante në dorë një orë të tipit Audemars Piguet që kushton plot 82.400 USD!
Pra rreth 100 milionë lekë. Me sa duket, në Shqipëri, politika i bën të gjithë ushtruesit e saj, të pasur”, – shkruan portali PRIZA
Vetë deputeti ka reaguar pas përhapjes së lajmit duke thënë se ora për të cilën bëhet fjalë kushton 500 euro.
“Dua t’ju sqaroj se artikulli është i pasaktë dhe dëmton imazhin tim. Ora që shihni është e markës Carlo Dali dhe kushton në internet 500€. Kërkoj që ky lajm të përgënjeshtrohet menjëherë” – shkruan deputeti.