8.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Belind Këlliçi: Nuk mund të siguroj 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë brenda një mandati

    Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se edhe nëse zgjidhet kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit, nuk do mundet t’i sigurojë kryeqytetit 24 orë ujë të pijshëm.

    Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Këlliçi u shpreh se kjo nuk mund të realizohet brenda një mandati.

    “Vëre gishtin ku të duash në Tiranë, nëse gjen një familje që thotë, ka më shumë se një, dy apo maksimumi tre orë në ditë ujë të pijshëm. Kjo më ka dalë në çdo njësi, në çdo takim të Tiranës.

    Përkundrazi, më ka dalë në zonat rurale, nuk kanë lidhje fare me rrjetin. Në pallatet “Çabej” në zonën e “Kombinatit”, nuk janë fare të lidhur në rrjet dhe e marrin ujin me pus. Unë nuk e bëj dot Tiranën 24 orë në ditë me ujë të pijshëm, sepse nuk bëhet dot brenda një mandati”, theksoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit