19.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Belind Këlliçi provokon Berishën

    Belind Këlliçi ka qenë një natë më parë, i ftuar në një emision televiziv.

    Ndër të tjera, ai ka folur edhe për punën e SPAK.

    Deputeti demokrat tha se SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe se nuk merr më urdhra nga ai.

    Sipas tij, institucioni i drejtuar nga Altin Dumani ka si partner Departamentin e Drejtësisë të administratës Trump dhe i bëri thirrje që t’i shkojë deri në fund çështjes McGonigal.

    “SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe George Sorosit. SPAK ka sot një partner krejt ndryshe në SHBA, OPDAT-in dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe që këtij skandali do i shkojë deri në fund.

    Mjafton të hetoje lidhjet e Edi Ramës me McGonigal dhe do dalin të gjitha. SPAK mund ta marrë dhe ta pyesë Ramën për takimet dhe bisedat me McGonigal-in, edhe ky i fundit mund të pyetet për vizitat e tij në Shqipëri dhe takimet e tij më Ramën” – tha Këlliçi në “Log”.

    Pra, sipas tij, tashmë SPAK drejtohet jo më nga Sorosi, por nga administrata amerikane e Donald Trump.

    Deklarata e tij vjen në një kohë, kur Sali Berisha vazhdon sulmet e egra ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.

    Kushedi se çfarë do të ketë menduar ai, kur ka dëgjuar Këlliçin mbrëmë, i cili, me sa duket, ka vendosur të xhindosë me ato që thotë.

    Ndoshta dhe me qëllim!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit