15.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Belinda nuk e paska përjetuar dhe aq mirë pjesëmarrjen e Vis Pupës në “BBV”

    Elvis Pupa u rikthye këtë vit në vëmendje të publikut shqiptar, me pjesëmarrjen e tij në “BBV”.

    Por, si e priti partnerja e tij vendimin për t’u bërë pjesë e një reality-show?

    Në një intervistë për “Pushime on Top” Belinda Pupa tha se e përjetoi shumë keq, pjesën e largësisë nga ai, edhe pse mund ta shihte 24 orë nga ekrani i televizorit.

    “Faktikisht është ai që më ka përgatitur mua, iu mbush mendja për ta bërë, dhe në momentin që e vendosi suporti maksimal. S’kisha asnjë frikë për të, me thënë të drejtën. Ashtu siç e kam mendu, jam lumturuar se e kam njoft më shumë partnerin. Biles i kam kërku dhe falje, e i kam thënë “obobo sa më paske duruar mua”, u shpreh partnerja e Visit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit