17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Belo nxjerr gishtat e mesit në Tiranë dhe nxit zemërimin e myslimanëve e të krishterëve bashkë

    Kandidati i dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër  skandal, sikur të mos mjaftonte fakti që ende nuk ka sqaruar mungesën e një diplome të shkollës së mesme.

    Në profilin e tij në rrjete sociale, Këlliçi ka postuar dy duar duke nxjerrë gishtin e mesit, të cilat kurrsesi nuk mund t’i bëjë një qytetar e jo më dikush që pretendon të bëhet qytetari numër një i Tiranës.

    Situata është edhe më e rëndë teksa një foto të tillë e ka vendosur dhe në billbordet në rrugët e Tiranës, ku kalojnë me mijëra fëmijë të vegjël dhe nxënës shkollash.

    Reagojnë xhamitë e Tiranës

    Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me foto ku ka nxjerrë gishtin e mesit.

    Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë.

    Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.

    Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit që të reflektojë si dhe KQZ-së që të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

    Postimi i plotë:

    Thirrje për reflektim!

    Ju lutem të reflektoni në lidhje me rëndësinë e kodit etik në procesin e zgjedhjeve. Në këtë periudhë, kur kandidatët janë duke luftuar për votën tuaj, është thelbësore të mos harroni rëndësinë e etikës në politikë.

    Fitimi në zgjedhje është një objektiv i rëndësishëm për çdo kandidat, por duhet të bëhet në mënyrë etike. Kandidatët duhet të mbajnë një nivel të lartë të sjelljes dhe të respektojnë ligjet dhe rregulloret e zgjedhjeve.

    Fitorja e vërtetë nuk është vetëm fitimi në zgjedhje, por edhe lufta kundër tundimit dhe shfrenimit. Kandidatët duhet të jenë shembuj pozitivë për qytetarët dhe të mbajnë një nivel të lartë të sjelljes në publik.

    Në këtë rast, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.

    Prandaj, ne i bëjmë thirrje kandidatit të marrë vesh se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me nivelin e kërkuar të sjelljes nga kandidatët në zgjedhje. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

    Në fund të fundit, zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm dhe duhet të jenë të ndershme dhe të paanshme për të siguruar që vota e secilit qytetar të respektohet dhe të ndikojë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tij të zgjedhur në mënyrë të përgjegjshme.

    Reagimi i të krishterëve

    Pas reagimit të fortë të xhamive të Tiranës për posterat me gishtin e mesit, edhe komuniteti i krishterë në Shqipëri ka dënuar posterin provokues të Belind Këlliçit.

    Përmes një deklarate publike, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë thekson se fëmijët nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.

    Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit Këlliçi se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare.

    Postimi i plotë:

    Korrupsioni nuk luftohet me banalitet!

    Ndërtimi i vlerave qytetare përfshin respektimin e njerëzve duke mos e katandisur debatin në sharje banale. Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.

    Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambjente publike ku kalojnë familjarë dhe fëmijë.

    Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit të saj se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

    Ndërkohë, ne vazhdojmë të lutemi për procesin zgjedhor të 14 Majit e për të gjithë kandidatët që janë duke garuar, të mos veprojnë nën trysninë e fushatës, por të jenë të ndërgjegjshëm, ku përmes kandididimit të përçojnë vlera dhe sjellje nderuese për gjithë familjen dhe respektin për qytetarët e këtij qyteti/vendi!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit