24.5 C
Tirana
E martë, 16 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ben Blushi: Inteligjenca Artificiale do e bëjë jetën tonë më të lehtë, më të pavarur nga Zoti, puna fizike dhe paraja. Do punojmë më pak dhe do gëzojmë më shumë

    Nga Ben Blushi

    Gati një vit më parë gjatë prezantimit të romanit tim Parajsa Artificiale, kam thënë se do vijë një ditë që një pjesë e madhe e administrates përfshi policë, mjekë, mësues, kryetarë bashkish dhe ministra do jenë AI, pra një tru elektronik.

    Unë jam entuziast i progresit të teknologjisë dhe sidomos i Inteligjencës Artificiale sepse besoj se ky përparim do e bëjë jetën tonë më të lehtë, më të pavarur nga Zoti, puna fizike dhe paraja.

    Ne do punojmë më pak dhe do gëzojmë më shumë, pasi nuk kemi ardhur në këtë botë për të punuar 50 vjet dhe për të gëzuar vetëm një ditë në javë.

    Përmes Inteligjencës Artificiale jeta jonë do zgjatet, mjekësia do mundë shumicën e sëmundjeve të pashërueshme nga të cilat vuajmë sot dhe koha për të shijuar jetën, artet, natyrën dhe dashurinë do jetë më e gjatë dhe më cilësore.

    Këto mendime mu rikthyen sot kur Mirela Milori më dërgoi një intervistë të një viti më parë kur kam thënë se një ditë do kemi dhe ministra AI.

    Kjo ditë erdhi më shpejt se ce prisja.

    Për këdo që do të kuptojë më shumë të lexojë librin tim Parajsa Artificiale që pershkruan bashkëjetesën tonë me Inteligjencën Artificiale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit