Ben Blushi, i biri i shkrimtarit, publicistit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi, i pranishëm në përurimin e shkollës që mori emrin e babait të tij, tha se Tirana sot ka një infrastrukturë kaq të bukur dhe mikpritëse për të gjithë.
“Falenderoj shumë Erionin sepse unë e njoh pak infrastrukturën e shkollave të Tiranës. Nuk ka patur ndonjëherë Tirana cilësi më të mirë shkollash se sot besoj. Pra, qytetit po i jepet diçka që e ka merituar ndoshta 80 vitet e fundit që kur është bërë kryeqytet.
Ka 80 vjet që Tirana pret të ketë një infrastrukturë kaq të bukur dhe kaq mikpritëse. Sigurisht ajo që mbetet është të ketë nxënës më të mirë që mund ta çojnë Shqipërinë në Europë më shpejt seç patëm mundësi ne të tjerët”, tha Blushi.