18.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ben Blushi me roman të ri: Njerëz dhe botues të ndryshëm ndërhynë mos të dilte në treg

    Një roman me titull të pazbuluar! Gazetari i njohur Ben Blushi, ka publikuar një foto në rrjete sociale ku tregon se romani i tij më i ri tashmë është në duart e shtypshkronjës.

    Ben Blushi ka bërë një deklaratë të fortë ku thotë se njerëz dhe botues të ndryshëm kanë ndërhyrë që ky roman mos të dilte në treg.

    Statusi i plotë

    ROMANI IM I RI MË NË FUND NË SHTYPSHKRONJË

    Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri. Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit.

    Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet. Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë.

    Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë. Kështuqë deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret.

    Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy ëeekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im.

    Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar. Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm.

    Siç thashë, të henën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën.

    Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit. Deri atëherë do ua kem treguar titullin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit