19.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bën dasmën 500 mijë dollarë, mjeku korçar tregon historinë e bukur të dashurisë me indianen

    Një mjek korçar është bërë shumë i njohur në rrjet, pasi ka bërë një dasmë tradicionale indiane, e cila ka kushtuar plot 500 mijë dollarë.

    Në një lidhje me Skype për “ABC”, bashkë me bashkëshorten nga India, Vinya, ata kanë treguar historinë e tyre të dashurisë nga njohja në kohën e universitetit dhe deri te dasma përrallore.

    Sakaq, Ermes ka ndarë dhe momentin kur ja prezantoi për herë të parë Vinyan familjarëve të tij.

    “Jam larguar 6 vjeç nga Shqipëria me prindërit dhe dy vëllezërit në vitin 1999 në New York, më pas lëvizëm në Florida në vitin 2000. Unë jam mjek, ndërsa Vinja është financiere dhe ka biznesin e saj. Unë që kur kam qene i vogël, kur lëvizëm për në Amerikë, përherë kam qenë shok me shumë indian dhe në shkollë mjekësie isha me indianët.

    Edhe këtu kam qenë afër me ta, me kulturën, me bukën, me çdo gjë. Ne u takuam në Chicago në 2017 me disa shokë dhe dolëm. E pash që Vinja kishte me shumë kulturë familjen siç jam unë. Unë isha për mjekësi, ndërsa Vinja për financë dhe flisnim për shifra. Dilnim për dreka, darka dhe kështu.

    Prindërit e mi ishin mësuar me indianët se unë kisha nja 3 shokë indianë. Nuk u erdhi si surprizë. I thash do sjellë një vajzë, nuk është shqiptare, është indiane, ja shpjegova. Ok, thanë ata, e takojmë. Ishin shumë të hapur për çdo gjë. Ndërsa prindërit e saj donin në fillim indian, pastaj thanë hajde se po e takojmë se është me shkollë dhe i ka të gjitha.

    Në dasmë ishin 250 persona dhe në çdo gjë që bëm ishte gjithçka gjysmë shqiptare dhe gjysmë indiane”, tha ai.

    “Jemi njohur në Chicago në shkollë, kemi qenë të dy studentë. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen te Ermesi, është dashuria”, u shpreh Vinya e emocionuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit