13.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bën orgji në skenë”, mediat e huaja analizojnë performancën e Ronela Hajatit

    Ronela Hajati vazhdon të tërheqë vëmendjen me performancën e saj. Tashmë janë disa media që komentojnë këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

    “Wiwibloggs” shkruan: “Ronela Hajati ka një shfaqje shumë seksuale, balerini i afrohet dhe kërcen me të në mënyrë shumë provokuese, teksa këngëtarja prek zonën e saj vaginale. Është një performancë shumë seksi”.

    Ndërsa një tjetër është treguar edhe më ironik, duke u shprehur se Shqipëria e ka përçuar më së miri mesazhin e këngës, pasi qartësisht nga performanca kuptohet se kush është sekreti.

    “Më vjen mirë që shtetet po sjellim mesazhin e marrëdhënieve të hapura”, shprehet ai. “Le ta themi, në fund kemi një skenë orgjie, me femrën në mes dhe rrethuar me meshkujt. Duket shumë e etur”, shprehen komentatorët, duke mos e fshehur çudinë për guximin që ka kjo performancë.

    Madje edhe komentuesit në rrjetet sociale nuk janë kursyer lidhur me performancën e këngëtares shqiptare. “Duket e mbivlerësuar, ajo përpiqet të jetë mbretëresha e dramës, na detyron të pëlqejmë, kënga/performanca nuk them se është e keqe apo e tmerrshme, por është larg nga e preferuara e argëtimit.

    Gjithçka për hyrjen në Shqipëri këtë vit është disi e sforcuar, e tepërt, ajo të qenit e zhurmshme dhe të bërtasë është më tepër agresive sikur ‘ju duhet të më pëlqeni’, sesa le të bëjmë një atmosferë feste. Në fakt nuk më pëlqen. Nëse kualifikohet në finale, mirë për të, por nuk më bën përshtypje hyrja”, shkruan dikush në rrjet.

    “Ajo do të kualifikohet, por dështon keq në finale. Përveç fansave të ESC-së, shumica e evropianëve janë të lodhur nga ‘divat’, ‘mbretëreshat’, mbiseksualizimit. Ajo që vlerësohet në ditët e sotme janë interpretueset autentike që shkruajnë këngët e tyre dhe nuk shesin seks”, vijon një tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit