Julian Deda dhe Roza Lati kanë debatuar ashpër në Big Brother, pasi aktori iu drejtua duke e akuzuar se kjo e fundit dhunon qentë e saj, ndërsa në TV mbron të drejtat e kafshëve.
Roza i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk i ka dhunuar, por disiplinuar.
Roza: Ti e bërë reklamë një ilaçi që është për prostatën.
Juli: Aty kam marrë paratë unë.
Roza: Më ka ardhur me qesh, dhe kam dashur të di, po ti që je homofob dhe të bësh reklamë ilaçin e prostatës a nuk është qesharake.
Juli: Po ik o Roz me këtë provokime. Ma sqaro pak për qentë që i rreh rrugëve që del dhe i mbron nëpër televizor dhe pastaj i rreh rrugëve. Qenin tënd Sashën e shkretë.
Roza: Ej nuk jeton Sasha kujdes. Un e kam pat fëmijën tim atë.
Juli: Ti kur flet për dhunë duhet të kuptosh që ti i ke dhunuar kafshët.
Roza: Kafshët nuk dhunohen, kafshët disiplinohen.



