8.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bëni metro nëntokësore në Tiranë, jo tunel në Llogara

    Nga Endri Tafani

    Do ishte shumë më mirë në çdo drejtim nëse në vend të tunelit në Llogara të ishte ndërtuar një metro nëntokësore në Tiranë.

    Ben një tunel 6 km në Llogara për çfarë? Per ato dy muaj plazh korrik/gusht? E mos më thoni që shkon njeri në Dhermi në pranverë vjeshtë e dimër. Pjesën tjetër të viti atë tunel mund ta përdorin vetëm ato pak mijëra banorë të Bregut. Kush është përfitimi ekonomik? Po ai njerëzor?

    Tunel për tunel. Po sikur të kishte metro nëntokësore në Tiranë? Aty ku banojnë pothuaj 1 milionë shqiptarë. Që derrmohen përditë në trafikun e tmerrshëm të Tiranës?

    Sa aksidente ulen?

    Sa ore pune fitohen?

    Sa karburant me pak harxhohet?

    Sa shpenzime për makinat ulen?

    Sa pastrohet ajri?

    Sa vite jetë fitohen nga 1 milionë banorët e Tiranës nga të gjitha këto?

    E të gjitha këto për 365 ditët e vitit, për një qytet që me GDP è tij mban gjithë Shqipërinë, por që trajtohet si hambar ku futet dora për të vjedhur.

    Në fakt të gjithë è dimë pse bëhet ai tunel. Për vilat e investitorëve strategjike.

    Se pasi shmangin trafikun e Tiranës se i kanë marrë vilat në periferi, shmangin dhe atë të Vlorës e kështu shkojnë më shpejt për një fundjavë tek vilat në Dhermi.

    Dhe mire bëjnë derisa në Tiranë ka 1 milionë dele që i votojnë.

    1 milionë dele që nuk shikojnë hallin e vet të përditshëm por sakrifikojnë veten dhe jetën e tyre që një grusht hajdutesh të bëjnë jetën përrallore mbi kurrizin e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit