13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Beniada flet për Einxhel pas deklaratave të moderatores

    Beniada Nishani ka folur për raportin me Einxhel në një intervistë për “Wake up” ku theksoi se pavarësisht çfarë ndodhi, ajo nuk ka “asnjë ngarkesë negative me të”.

    “Nuk mund të përfshij persona të tjerë në momentin që kam qenë brenda me të,” tha ajo duke iu referuar komenteve të së ëmës për Einxhel gjatë kohës kur vajzat ishin në “Big Brother VIP”. “E kam kërkuar e i kam dërguar mesazh. Jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që përdor. Jam kujdesur të mos them asnjë fjalë për të mërzitur njeri. Në një lidhje shoqërie, mund të bëjë vaki që dy persona mërziten, por duhet të kemi kujdes me fjalët që përdorim. Njëri mund të thotë që ‘s’ke kërkuar falje’, ndërsa tjetri mund të thotë ‘pse nuk më ke hapur telefonin?’. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua, por me mua.”

    Në vijim ajo shtoi: “Mund të kem bërë gabime, por kur më kanë pyetur për Einxhel, edhe pse mund të kem qenë e lënduar, kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë, jo nëpër studio.”

    Beniada u shpreh gjithashtu se do t’i dërgojë mesazh dhe shpreson që raporti të rifillojë. “Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme. Shpresoj shumë që të jetë e lumtur. Nuk kam asnjë problem personal me të. Po ta shoh, do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative me të,” përfundoi ajo.

    Pak ditë më parë, Einxhel tregoi se pse ajo vendosi të distancohej nga Beniada, fill pas përfudimit të reality shoë-t.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit