Modelja e njohur Beniada Nishani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sociale për shkak të lidhjes së saj me vëllain e Arbër Hajdarit. Së fundmi ajo ka publikuar për herë të parë një foto me partnerin në rrjetin e saj social Instagram që nga momenti që kanë qarkulluar lajmet për një romancë mes tyre.
Beniada ka zgjedhur të ndajë një foto romantike ku duart e tyre shihen të bashkuara teksa ata janë duke darkuar. Pak ditë më parë Beniada Nishani konfirmoi në njëfarë mënyre lajmin e bukur pasi publikoi një fotografi të Blertit teksa ai ishte i ftuar në një program, ndërkohë ajo ndodhej në shtëpinë e saj duke e ndjekur nga ekrani partnerin.
Modelja gjatë një interviste pranoi se është duke shijuar një romancë dashurie, por pa zbuluar detaje asokohe. Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari janë parë së bashku në premierën e filmit të Eduart Grishajt, “Sofia”, duke bërë në këtë mënyrë daljen e parë publike. Mësohet se dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar si i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.
Blerti Hajdari, 32-vjeç, është rikthyer para pak kohësh përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka patur në Neë York, të cilës i ka dhënë fund.