9.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Beniada Nishani: Simpatizoj Luizin, por edhe Maestron e kam qejf, është çik bakllava, çik kadaif

    E ftuar në këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte modelja dhe prezantuesja Beniada Jakic. Bukuroshja padyshim qe nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të Salsanos dhe Adit lidhur me jetën e saj personale, ‘Big Brother Vip Albania’ dhe jo vetëm.

    Cilin mbiemër preferon Beniada, Nishani apo Jakic?

    “Të dyja. Ne pasaportë e kam Nishani, po Jakic e kam nga gjyshi dhe e kam si kujtim.”

    Cila është ëndrra më e madhe e saj dhe kë zgjedh mes televizionit dhe modelimit Beniada?

    “Ëndrra ime më e madhe është Sanremo, në prezantim pse jo. Unë italishten e flas shumë mirë. E shoh veten time më mirë në moderim, në televizion. Lumturohem më shumë kur jam në televizion.”

    Si ndihet Beniada që nga fillimi i këtij edicioni të ri të ‘BBV’, banorët e edicionit të parë janë lënë në hije?

    “E vërtetë, unë jam e lumtur se mendoj që gjithësecili ka rrugëtimin e vet dhe edhe pse ka kaluar një vit unë vazhdoj të kem angazhimet e mia. Ky program na kujton gjithë momentet më të bukura. Nuk më vjen keq. Një herë për ne, një herë për Luizin. Bota është rrumbullake.”

    Cilët janë të preferuarit e saj në këtë edicion dhe ai më pak i pëlqyeri?

    “Simpatizoj Luizin, po dhe Maestron e kam shumë qejf, është super gallatë. Le të jetë ‘çik bakllava, çik kadaif’, është ‘funny’. Një person pak i fikur që mund të bëj më shumë është Amos, kisha shpresa më të mëdha. Më duket sikur ka hyrë me zor.”

    Beniada nuk mund të largohej pa folur për jetën e saj private ku ndër të tjera na zbuloi pak më shumë për lidhjen e saj.

    “Kam të dashur. Mami e di që kam. Prindërit janë gjithmonë të parët. E kam amerikan, shqiptar i Amerikës.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit