14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Beniada tregon se si Blert Hajdari i vodhi zemrën

    Beniada Nishani ka qenë nën tituj rozë për romancën e saj me Blert Hajdarin, ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit.

    Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.

    Edhe së fundmi ndonëse pa përmendur emra, Beniada Nishani ka treguar se si ia ka fituar zemrën Blerti.

    Me qetësi dhe dashuri Hajdari e ka bërë për vete modelen simpatike.

    “Me qetësi, ëmbëlsi. Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada në “E Diell”.

    Kujtojmë që më herët në emisionin që ajo vetë e drejton, Beniada Nishani u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.

    “Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësi ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”, u përgjigj Beniada Nishani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit