17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bënim orgji në sy të të tjerëve me një plak”- Dëshmia e bombë e ish-të dashurës së bosit të “Playboy”

    Hugh Hefner, themeluesi i revistës së famshme për të rritur “Playboy”, kaloi një jetë të shthurur, deri në momentin kur mbylli sytë.

    Një prej shumë të dashurave të tij, Holly Madison, ka folur për festat e seksit dhe orgjitë që organizonte Hefner në vilën e tij.

    Ajo thotë se ata bënin seks në sy të shumë personave të tjerë.

    “Ne ishim aty lakuriq duke bërë seks para një grupi njerëzish, që na shikonin. Ishte thjesht një ferr”, shprehet Madison.

    Ajo shtoi: “Ne e menduam si një punë të përditshme që duhej të bënim, ose përndryshe do të na nxirrnin nga shtëpia. Dhe të gjithë donin ta bënin, të kalonte sa më shpejt që të ishte e mundur.”

    Madison shprehet se Hefner, shumë herë nuk lëvizte fare gjatë festive të tyre.

    Dy gratë gjithashtu pohuan se nganjëherë Hefner nuk do të lëvizte fare gjatë takimeve të tyre me të.

    “Ai nuk të lëvizte. Ishte si një trung në mes të shtratit, mes shumë femrave. Mund të shpjegoj se sa e turpshme ishte e gjithë ajo rutinë,” tha Madison.

    Ajo zbuloi se hera e parë që ajo fjeti me Hefner ishte pas një nate festimi gjatë fillimit të viteve 2000.

    Ajo e përshkroi takimin si ‘zhgënjyes dhe të sikletshëm’ dhe u ankua se seksi nuk zgjati më shumë se një minutë.

    Madison shpjegoi se si ishte kthyer në rezidencë, pas një nate jashtë dhe po bënte banjë me një numër të madh vajzash të tjera kur ‘Rekrutuesi’ i Hefnerit i tha: “Babi do të marrë vajzën e re”.

    Ajo shpjegoi se të gjithë i referoheshin Hefnerit si ‘Babi’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit