25.5 C
Tirana
E shtunë, 6 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bënte namin te “Medicare” me ilaçe të skaduara, kjo është Geriana Arapi, fshehu së bashku me turkun 1 milionë euro të ardhura

    Personi që shihni në foto është Geriana Arapi, bashkëaksionerja e klinikës private “International Medicare” e cila u mbyll ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi nuk kishte deklaruar fitimet në vlerë 1 milion euro dhe se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të skaduara.

    Bilal Kara dhe Geriana Arapi, dy bashkaksionerët e spitalit “Sante Plus” në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Sipas autoriteteve, shtetasi turk dhe gruaja shqiptare kanë dalë nga territori i Shqipërisë.Gjatë operacionit policor i vetmi që u prangos ishte administratori Edmond Zaja, ndërsa në kërkim u shpallën Kara dhe Arapi, të cilët sipas burimeve policore mësohet se janë jashtë territorit të Shqipërisë.

    Spitali privat “Sante Plus” është denoncuar shpesh në media për operacionet që gati u kanë marrë jetën pacientëve, ndërkohë që në letra figuron i regjistruar me emrin tregtar: SANTE PLUS GROUP ” INTERNATIONAL MEDICARE HOSPITAL”.

    Geriana Arapi është gjithashtu motra e Martin Arapit, ish-inspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit në Sarandë. Ky i fundit është dënuar më parë  për veprën penale “shpërdorim detyre” pas 15 muajve në arrati.

    Martin Arapi është dënuar dhe në nëntor të vitit 2024 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” ndaj ish-kryeinspektorit të IMT-së së Sarandës. Në atë kohë gjykata i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” e më pas u lirua në “arrest shtëpie”.

    Në shkurt të këtij viti, pas një kërkese të depozituar nga avokatët e Martin Arapit, sërish gjykata e Sarandës vendosi të heqë masën e sigurisë dhe caktojë masë me garanci pasurore ndaj tij.

    Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:

    – subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

    – shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;

    – në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

    Ndodhur në këto kushte, spitali privat është bllokuar menjëherë dhe është arrestuar administratori i tij, shtetasi Edmond Zaja.

    Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1.000.000 euro, ose 1 miliardë lekë shqiptare.

    Grupi hetimor ka sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

    Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit