Berat Buzhala ka ndërhyrë në debatin e madh hapur në Shqipëri mbi vizitën e Ivanka Trump ditën e djeshme dhe të sotme në vendin tonë. Buzhala thotë se pjesë e kësaj tryeze, veç kryeministrit Edi Rama, ka qenë edhe një prej djemve të biznesmenit shqiptar Shefqet Kastrati që është “partneri shqiptar i Trumpve”.
“Kjo familje po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm”, shkruan Buzhala i cili pranon se më parë ka qenë kritik ndaj kësaj familjeje.
E meqenëse bëhet fjalë për investime të rëndësishme, Buzhala thotë se resurse ka edhe Venezuela dhe Irani, por janë vende që kanë mbetur prapa. Dhe më pas konstaton se sa më herët ta pranojnë këtë fakt opozitat si në Shqipëri dhe në Kosovë, aq më thjeshtë do ta kenë politik bërjen e tyre.
Statusi i Berat Buzhalës:
Statusi politik i Ivanka Trumpit ne Amerike eshte dicka ne mes Zonjes se Pare dhe Princeshes se Amerikes.
Ajo, e shoqeruar nga bashkeshorti Jaredi dhe dhjetera arkitekt, ka qendru ne jug te Shqiperise, ne Zvernec, ku po planifikon me i investu, bashke me nje grup partneresh, disa miliarde dollare.
Gjate gjithe dites ajo ka qene e shoqeruar edhe nga njani prej djemve te Shefqet Kastratit, i cili eshte partneri shqiptar i trumpve.
Ne Shqiperi thuhet qe familja Kastrati ka raporte biznesore, por edhe private, me Jaredin, Ivanken dhe vete Presidentin Trump.
Nuk i njoh mire, kohe pas kohe edhe i kam kritiku ne ta kaluren, por me duhet me e pranu qe kjo familje po i ben Shqiperise dhe shqiptareve nje ndere te jashtezakonshem.
Per shkak te ndikimit te kastrateve, Ivanka kohe me pare publikonte ne rrjetet sociale edhe postime me libra per historine e Shqiperise e gjithashtu publikonte edhe foto nga Shqiperia.
Ne kete kohe te paqartesise se madhe politike, ku secili shtet po lufton per menderen e vet, shqiptaret jane me fat qe kane arrite me e kriju nje lidhje kaq te afert me kete familje.
Une jam i bindur qe keto raporte dhe keto komunikime kane me ndiku pozitivisht edhe ne epilogun e krereve te UCK’se ne Hage.
Sonte kryeministri Rama ishte ne darke me njerezit me te afert me Presidentit Trump. Ishte nje telefon larg komunikimit me Donald Trumpin, i cili eshte gjithashtu ne Evrope, ne Davos.
Miq dhe mikesha, biznesi dhe biznesmenet nuk jane kategoria ma e dashtun prej masave popullore, por ne ekonomi te tregut te lire, biznesi dhe biznismenet i hapin ato dyer qe politika nuk mundet.
Dikush mundet me thane “po, ama me resurse te shtetit”. Paj, resurse ka boll edhe Irani, edhe Venezuela, ama kqyre ku jane dhe ku kane mbete.
Resurset e shtetit duhet me u perdore saktesisht per keso situatash. Me u avite me miq dhe me aleat, e jo me i rujte me i shti turrshi.
Shqiptaret jane me fat qe sonte ne konak te tyne hajne darke edhe e bojne gjumin dy prej njerezve ma te fuqishem ne planet.
Ndoshta nuk ka nevoje me ju tregu se cfare peshe globale ka Jared Kushner? I pata degju do idiota para disa kohesh qe thoshin “i ka largu Trampi, Ivanken e Jaredin”.
Jared Kushner dhe Steve Ëitkof, te dyte pa pozita zyrtare ne Shtepine e Bardhe, jane dy personalitetet ma te fuqishme boterore, mas Donald Trumpit.
Pra, Shqiperia as nuk eshte Narkoshtet e as Venezuele, qysh e etiketon opozita shqiptare. Shqiperia eshte per momentin shteti me stabil ne Ballkanin Perendimor.
Sa me heret qe opozita ne Shqiperi e kupton – e qe besa edhe do debila ne qeverine e Kosoves – aq me mire kane me kalu.



