16.5 C
Tirana
E enjte, 17 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha çel fushatën me këngën e Rocky Balboas

    Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka mbërritur në miting i shoqëruar nga amerikani Chris LaCivita, të cilin e ka kontraktuar për t’i organizuar strategjinë që shpreson ta çojë drejt fitores.

    Kolona zanore që ka shoqëruar Berishën dhe mesa duket do shoqërojë të gjithë fushatën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, ishte kënga e famshme e filmit Rocky Balboa, Survivor – Eye of thë tiger.

    Më pas, mitingu është çelur me himnin kombëtar, të interpretuar nga këngëtari Renis Gjoka, si dhe ka vijuar me prezantimin e të gjithë kandidatëve për deputetë nga ky koalicion.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit