22.5 C
Tirana
E premte, 10 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha dënon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, por media e familjes së tij e akuzonte egërsisht

    Sali Berisha ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

    “Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.

    Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

    Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit, dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

    Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”, shkruan Berisha.

    Por, vetëm pak kohë më parë, portali i familjes Berisha e sulmonte egërsisht gjyqtarin Kalaja.

    Ai u sulmua se ishte pjesë e trupës gjykuese që vendosi për Kuvendin e PD.

    “Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit që dha vendimin skandaloz ditën e djeshme kundër Kuvendit të PD në 11 dhjetor 2021, ishte edhe Astrit Kalaja, i marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe i urdhëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

    Sipas burimeve për SYRI-n, gjyqtari Astrit Kalaja kërkon të bëhet kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranës dhe këtë qëllim ja realizon vetëm kryeministri Edi Rama, prandaj dhe i shërbeu me devitshmëri duke prishur vendimin e Shkallës së Parë për drejtimin e PD-së, duke kthyer monizmin në vend”, shkruante portali i familjes Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit