Sali Berisha ka sulmuar gazetarin Mero Baze gjatë takimit të tij elektoral në Këlcyrë, se po vjedh ujin e Mezhgoranit për të ngritur një fabrikë uji.
“Në Këlcyrë, kandidati i Ymer Bazes di vetëm të vjedhë. Shkoni e shikoni tubat e ujësjellësit. 3 milionë euro taksa të shqiptarëve, ato çahen njëri pas tjetrit se janë tuba të vjetruar, të përdorur për dekada. Edhe ai me mision.
Po cili është misioni? Fshatarëve të Mezhgoranit t’u marrin ujin dhe të ndërtohet aty një fabrikë uji për Ymer Bazen.
I them Edi Ramës, që Ymer Baze le të lëpihet nga mëngjesi deri në darkë, por ujin e Mezhgoranit nuk do e marrë kurrë. Se më thanë se kanë filluar të shpërndajnë ryshfete. T’i marrësh ujin Mezhgoranit, do të thotë që do largohet çdo banor nga ai fshat, do të thotë të krijosh kushte për pasurimin e Ymerit. Ymerit shpërbleja në mënyra të tjera, por ujin mos e prek. Ujin e Mezhgoranit. Se është krim”, tha Berisha.
Pas këtyre akuzave, reagoi Mero Baze.
“Këta njerëzit që shoqërojnë Saliun në Jug, është mirë t’i sqarojnë gjeografinë kur e shoqërojnë. Ja ç’paska bërë sot: Ka sulmuar kandidatin e PS në Këlcyrë, duke më “akuzuar” mua se dua t’i marr ujin Mezhgoranit?!
Këlcyra është Bashki më vete dhe i takon ish- rrethit të Përmetit, Mezhgorani është fshat i Tepelenës, ndërsa vendlindja ime është në Peshtan.
Të vetmin kandidat që kam të afërt në Këlcyrë, është ai i Saliut, pasi fëmijët e tij janë nipa e mbesa të mij. Meqë Saliu mendon se po u identifikua me mua, humbet, shpresoj të jetë ashtu.
Nuk kam ndonjë biznes, as fantazmë, as real, në vendlindjen time, përveç shtëpisë sime. Nuk më ndalon njeri të bëj biznes po të dua, por nuk kam ndërmend.
I vetmi makth i Saliut është fakti që nuk shkon dot në vendlindjen e tij. Madje as kur ka pasur nënën gjallë.
Atëherë nuk shkonte dot për shkak historive të inçestit, tani nuk shkon dot se ka 72 varre që e presin, që i ka hapur me vrasësit me pagesë në Tropojë, duke shfarosur vendlindjen e tij.
Ndryshe prej tij, unë shkoj çdo fundjavë në shtëpinë ku kam lindur dhe ndihmoj sa mundem njerëzit në gjithë zonën”, shkruan Baze.
Kjo është diferenca mes njerëzve që e ndërtojnë jetën mbi inçeste, vrasje dhe hakmarrje në vendlindje, për shkak të inferioritetit të tyre, dhe të tjerëve që e ndërtojnë mbi dashurinë për vendlindjen.



