12.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha hesht se dhëndri merr Sazanin, vjehrri ndihmon non gratan nëse fiton? Analisti: Katundar kush po e mendon…

    Lajmet mbi dhenien e ishullit te Sazanit tek dhendri i Donald Trump, nga shume komentues online lidhen edhe me heshtjen e opozites se Berishes.

    Sipas tyre kjo heshtje do te thote se eshte bere pazari i dyte pas te parit qe u be ne Parlament, ku nje marreveshje e papritur Rama-Berisha u shoqerua me zerat se eshte rene dakord per zbutjen e ligjeve te reformes ne drejtesi.

    Keta komentues thone se nese dhendri merr Sazanin edhe vjehri mund ta lehtesoje poziten e Berishes kur te hyje ne Shtepine e Bardhe.

    A ka baze kjo hamendje?

    Per analistin Skender Minxhozi, jo.

    “Prej muajsh, qëkurse administrata Biden e ka shpallur non grata, Berisha dhe përkrahësit e tij të Rithemelimit, së bashku me mediat që ju qëndrojnë pranë, kanë nisur një qëndrim selektiv ndaj politikës amerikane. Në median afër opozitës ka më shumë lajme kundër Biden dhe kabinetit të tij. Jepen me kujdes ulje-ngritjet e sondazheve, kur ato pasqyrojnë avantazh për Trump, si dhe hidhen akuza të përditshme për faktin që demokratët amerikanë janë që të gjithë në xhepin e kostumit të Xhorxh Soros. Është ndërtuar një pritshmëri false për rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke u shitur me kujdes një fakt i tillë si një shpresë e drejtpërdrejtë për Berishën dhe fraksionin e tij politik” – shkruan ai ne portalin Java dhe shton:

    “Ndërkohë që kjo pjesë e opozitës rrokaniset duke harxhuar energji për fatin e dhëndrit të Doktorit dhe vetë Doktorin, Rama paska qenë duke mikluar oreksin turistik të dhëndrit të Donaldit të Madh. Atij që rrugica e priste si shpëtimtarin e orës së fundit, pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ky “ngatërrim” dhëndurësh, në fakt thjesht figurativ e pa lidhje, tregon në fund të rrugës kotësinë dhe naivitetin e kalkulimeve (për të disatën herë) që bëhen në “katundin” shqiptar, kur është fjala për amerikanët”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit