8.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha humbet vulën dhe në KQZ, Lulzim Basha njihet zyrtarisht si kryetar i PD

    Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në bazë të dokumentacioneve që i kanë paraqitur të drejtën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit e ka Lulzim Basha.

    Celibashi, pasi dëgjoi përfaqësuesit e dy grupimeve në PD, u shpreh se kërkesa e Bashës nuk është e plotë ndaj dha 48 orë kohë për të bërë plotësimet e duhura.

    “Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha.

    Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimietin e kësaj kërkese.

    Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.

    Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues, të zotit Basha për zotin Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

    Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë.

    Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

    Ilirian Celibashi: Kryetar i PD për mua është Berisha, por nuk e ndihmoj dot

    Kryetari i KQZ-së Ilirian Celibashi gjatë diskutimeve për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale tha se në perceptimin e tij kryetar është Sali Berisha por në pikëpamje të ligjit figuron Lulzim Basha.

    Ai tha se KQZ nuk vendos dot kush përfaqëson PD-në duke theksuar se është gjykata ajo që e bën.

    “Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush por edhe pas jush kanë bindjen se vendimmarrja e Komisionerit është e bazuar në ligj. Për të gjitha palët është e qartë më së pari se ne do duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi drejtues i Partisë Demokratike që ka të drejtën për paraqitjen e kërkesës.

    Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë?  KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion.

    Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar. Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime apo fakte publike.

    Unë mund ta pranoj që në përceptimin tim kryetar është Sali Berisha por kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin tim. Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i Partisë Demokratike në pikëpamje të ligjit”, tha Celibashi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit