Ashtu siç paralajmëroi më herët përmes një mesazhi drejtuar kolegëve, Enkelejd Alibeaj mblodhi një pjesë të grupit parlamentar të PD-së edhe pse “Rithemelimi” me në krye Berishën u kishte bërë thirrje deputetëve ta bojkotonin mbledhjen me argumentin se Alibeaj përfaqëson vetëm veten e tij dhe jo grupin.
Por Alibeaj nuk është i këtij mendimi ku i lexoi medias nene të rregullores se ai është kryetar i grupit dhe se ka të drejte që të thërrasë mbledhjen.
Megjithatë Alibeaj nuk lexoi një nen tjetër të rregullores nëse do ta mbante mbledhjen edhe pa kuorum duke i sugjeruar medias ta lexonte vetë këtë pjesë.
“Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet”, tha ai
Alibeaj dha një përgjigje shpërfillëse dhe me ironi kur u pyet se ai nuk njihet nga pala tjetër Rithemelimi.
Ndërkohë, në selinë e PD-së u panë të hynin në mbledhje Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Merita Bakiu, Oriola Papmuri, Lindita Metaliaj, Sajmir Koreshi, Kastriot Piroli, Dashnor Sula, Zheni Gjergj, Selaudin Jakupllari dhe deputetë të tjerë, gjithsej 22, pa kuorumin e duhur për të mbledhur grupin.
Ndërkohë gjate mbledhjes deputetët Saimir Korreshi dhe Lefter Gështenja janë përfshire ne diskutime për Presidentin.
“Te propozojmë një emër për President. President qe ne besojmë qe bën”, është shprehur Koreshi
“Edhe pse ne e dimë qe Rama i ka numrat ne duhet te marrim pjese duke vendos kritere të sakta se kush duhet të jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidate potenciale që kanë reputacion në opinionin publik.
Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurtë që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje.
Kushti im është qe presidenti te jete një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet”.
Ndërsa deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të mblidhen të gjithë deputetët, pasi sipas tij nuk ka sens të ulesh me Ramën kur demokratët nuk po ulen me njëri tjetrin.
Kush ishte në mbledhje:
- Kastriot Piroli
- Orjola Pampuri
- Jorida Tabaku
- Dhurata Çupi
- Merita Bakiu
- Lindita Metaliaj
- Emilja Koliqi
- Seladin Jakupllari
- Dashnor Sula
- Zheni Gjergji
- Eralda Tase Bano
- Saimir Korreshi
- Ervin Salianji
- Kreshnik Çollaku
- Enkelejd Alibeaj
- Ferdinant Xhaferraj
- Arbi Agalliu
- Gazment Bardhi
- Lefter Gështenja
- Flamur Hoxha
- Andia Ulliri
- Ilda Dhori
Kush mungoi:
- Grida Duma
- Agron Gjekmarkaj
- Flutura Acka
- Alfred Rrushaj
- Xhelal Mziu
- Helidon Bushati
- Greta Bardeli
- Bledion Nallbati
- Fation Veizaj
- Tomor Alizoti
- Zef Hila
- Radamadan Lika
- Lulzim Basha
Munguan edhe deputetët e “Rithemelimit”
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
16. Ina Zhupa
17. Kasem Mahmutaj