9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha kërkon prokuror ndërkombëtar për 21 janarin

    Sali Berisha është pyetur lidhur me fletëthirrjen nga SPAK në kuadër të hetimeve për “21 Janarin”.

    Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo hetimi dhe se ka kërkuar më herët përfshirjen e prokurorëve ndërkombëtarë.

    “Personalisht nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, ua jep gazetarëve para se të ma çojë mua. Nuk kam asnjë problem.

    Unë jam njeriu që ka kërkuar më shuëm se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Unë kam kërkuar hetim, prokuror ndërkombëtar.

    Nga 2013 që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, hetimin e ka penguar ai. Vetëm Edi Rama e ka penguar hetimin.

    Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim, ka deklaratat e SHBA, kur Steinberg erdhi këtu, kërkuan hetimin nga polici tek organizatori.

    Organizatorin e kanë me dokumente se kush është. Unë shkoj në çdo thirrje. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje”, u shpreh Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit