25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha “nostalgjik” për Fatos Nanon

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një video të vjetër të ish-kryeministrit Nano i cili pohonte se e mori Edi Ramën me thonj pa prerë nga Parisi.

    Berisha shkruan në Facebook krahas videos së publikuar “Kur nuk ke moral, nuk mund të kesh problem moral!”

    “Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë si refugjat me thonj të pa prerë nga Parisi dhe e kam bërë pjesë të ekipeve tona. 

    Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve. 

    Nga refugjat dhe shitës i ikonave të vjedhura, në ministër dhe në kryetar të bashkisë më të madhe në Shqipëri” – shprehej Nano aso kohe.

    Edhe pse dikur kundërshtar të fortë politik, ndaj të cilit ka hedhur akuza shumë të forta, duket se Berisha i kthehet deklaratave të Nanos për të goditur Ramën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit