18.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha nuk e përfshiu në listat e mbyllura, habit Jorida Tabaku: Mbase është strategji elektorale…

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë, duke thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me kreun e PD-së, Sali Berisha, pas primareve.

    Ajo shprehu mendimin se PD ka vendosur për këtë strategji, ndoshta duke menduar që ajo është e fortë dhe mund të tërheqë votat e një shtrese të caktuar, siç janë ata të shtresës së mesme dhe njerëzit me profesione të lira.

    Në intervistën e saj në emisionin “Log.” në News 24, Tabaku tha se ky vendim është marrë me qëllim që të maksimizohet vota e PD-së.

    Ajo e quajti këtë një lëvizje strategjike që mund të sjellë një efekt pozitiv në fushatën zgjedhore, dhe është menduar për të rritur mbështetjen nga një grup votuesish të caktuar.

    “Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje.

    Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale”, tha Tabaku.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit